“Nëse e përdorim për të ëmbëlsuar çajin e nxehtë, ia humbim vlerat mjaltit”.
Kështu u shpreh Hygerta Bardhi, njohëse e produktit, për “Dita Jonë” në A2CNN.
“Më e mira është që mjalti të merret në mëngjes esëll dhe jo në shumë nxehtësi. Nëse e përdorim për të ëmbëlsuar çajin, ia humbim vlerat mjaltit nëse është shumë i nxehtë. Nuk duhet përdorur në të nxehtë”, tha Bardhi.
Më tej, Bardhi tregoi kohën më të mirë për konsumim: “Nëse e marrim në mëngjes esëll, mjalti ka fuqi antibakteriale dhe bën një pastrim të organizmit; nëse e marrim në darkë, na ndihmon të flemë të qetë”.
Sipas saj, “përzierje shumë e mirë është mjalti me shafranin, fantastik për sistemin nervor; Edhe mjalti me farën e zezë ndihmon në tretje dhe në imunitet”. (A2 Televizion)