Vetëm 5 kilometra larg qytetit të Vlorës, Bestrova ende nuk ka rrjet të furnizimit me ujë të pijshëm dhe as kanalizime.
Banorët tregojnë se janë detyruar të hapin puse, për të siguruar ujë për larje. Ndërsa autobotet ose marketet janë zgjidhja e vetme për të blerë ujë për gatim dhe për pirje.
Banorët tregojnë gjendjen në të cilën ndodhen dhe natyrisht kërkesat dhe premtimet e shumta që u kanë bërë për t’u sjellë ujë në çesmat e tyre, shkruan A2.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe fshatra të tjerë aty pranë si Bunavi, Kërkovë, Panaja dhe Oshtimë.
Ndërsa një projekt i nisur për shtrimin e linjave të ujit në fshat ka ngjallur sërish shpresat e banorëve që më në fund mund të kenë ujë të pijshëm në çesmat e tyre. (A2 Televizion)