Ndërsa në zonat urbane mëngjeset tashmë kanë tjetër ritëm me rifillimin e procesit mësimor në fshatra situata vijon të jetë e njëjtë pas asnjë ndryshim dhe ajo që është më shqetësuese pa asnjë shpresë.
Kudo që shkon në fshatrat e Fierit apo Mallakastrës, situata është e njëjtë, raporton A2.
Shumica e kanë mësuar fillimin e vitit shkollor nga mediat, pasi shumë pak zona kanë shkolla që funksionojnë. Syri të shikon vetëm të moshuar, tek-tuk ndonjë fëmijë dhe shkolla të rrënuara apo në rastin më të mirë me 5 apo 6 nxënës të ciklit të ulët, shkruan A2.
Kjo situatë ndoshta pas disa vitesh do të jetë një normalitet i ri por për momentin ato pak banorë që gjen në fshatra arrijnë të bëjnë ndryshimin se si kanë qenë më parë fshatrat e tyre dhe si mbusheshin shkollat, që sot kanë mbetur si dëshmia që flet pa fjalë për atë që po ndodh, përcjell A2.
Në një tjetër fshat, një çift mësuesish tashmë në pension kur i dëgjon të flasin për shkollat në fshatin e tyre të duket sikur kanë jetuar në një botë tjetër.
Jo vetëm ajo që shikon, por edhe vetë banorët e këtyre zonave tashmë janë të bindur se asgjë nuk funksionon si duhet dhe se janë të bindur se çdo gjë ka marrë fund. (A2 Televizion)