Fundjavë me gjallëri në Durrës, operatorët turistikë përgatiten për fluks pushuesish këtë sezon

Nga Elitjona Doko
17 Maj 2025, 18:43 | Sociale

Fundjavë me gjallëri në Durrës, operatorët

Bregdeti i Durrësit është pushtuar këtë fundjavë nga pushues vendas dhe të huaj, duke shënuar kështu nisjen e sezonit veror për këtë vit.

Të huajt dhe vendasit shprehen të kënaqur me atë që ofron qyteti bregdetar, ku veçojnë mikpritjen dhe gastronominë si pikat më të forta të Durrësit, raporton A2 CNN.

Për strukturat akomoduese, ky fillim sezoni vjen me pritshmëri të larta. Menaxherë hotelesh dhe resortesh thonë se rezervimet janë premtuese dhe ndikimi i promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë po ndihet gjithnjë e më shumë.

“Këtë vit kemi filluar të paktën një muaj më herët. Kemi filluar me grupet austriake që kanë vendosur të kalojnë pranverën në Shqipëri. Pasi të mbarojmë me austriakët fillojmë me klientët historik të Shqipërisë, që janë polakët çekët që vijnë çdo vit rregullisht në Shqipëri. Dhe në fund të sezonit, në muajt tetor-nëntor kemi klientët nordikë që preferojnë vjeshtën për të ardhur në Shqipëri”, tha për A2 CNN, Blerim Norja, operator turistik.

Temperaturat e ngrohta kanë nxitur qytetarë të shumtë të shfrytëzojnë fundjavën. 

Me plazhet që po popullohen çdo ditë dhe ofertën turistike që sa vjen e zgjerohet, Durrësi duket se është gati të presë një tjetër sezon të ngarkuar veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos