Kujdeset për 3040 rrënjë, bahçevani që riktheu kopshtin e trëndafilave në Elbasan

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
4 Maj 2025, 12:15 | Sociale

Pa qenë nevoja për brigada të punonjësve të gjelbërimit. Mjafton një punëtor i vetëm që e bën punën me pasion, që Elbasanit t’i rikthehet një ndër lulishtet më të bukura që ka patur ndonjëherë, e pagëzuar si “Bahçja e trëndafilave”.

Pa bujë dhe pa projekte, kjo lulishte ka tërhequr vetë qytetarët e Elbasanit dhe jo vetëm me pamjen dhe aromën e saj, shkruan A2. Ky është kujdestari i kësaj lulishteje në qendër të Elbasanit. Fjalë pak, por me pasion dhe përkushtim, Ferdinandi shprehet i kënaqur që puna e tij pa orar riktheu identitetin e dikurshëm të këtij qyteti.

Tashmë, bahçja e tij është kthyer në një destinacion edhe për turistët e huaj, të cilët i kanë shprehur edhe konsideratat për punën që bën.

Natyrisht, nuk mungojnë sa urimet e qytetarëve të Elbasanit që shijojnë çdo ditë lulëzimin shumëngjyrësh dhe aromën e bahçes së trëndafilave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos