U shkelen të drejtat! 100 gra protestojnë para Inspektoratit të Punës

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
16 Maj 2025, 15:10 | Sociale

U shkelen të drejtat! 100 gra protestojnë para Inspektoratit të

Rreth 100gra të një fasonerie kanë protestuar përpara inspektoratit të Punës në Fier, për mosrespektim të të drejtave të tyre nga një punëdhënës italian, shkruan A2 CNN.

Sipas tyre, padrejtësitë deri në ulje arbitrare të pagave bëhen prej më shumë se një viti dhe janë detyruar të protestojnë pasi nuk po gjejnë mbështetje nga askush.

Madje punonjëset janë gjobitur edhe nga tatim-taksat, pasi kompania ku punojnë ka ndryshuar emrin dhe ata rezultojnë si të dy punësuara.

Sakaq nga Inspektorati i Punës në Fier kanë deklaruar se do të verifikojnë pretendimet e punonjësve për të zgjidhur situatën e krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos