All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Gjithçka në shërbim të turizmit, Vlora me 300 biznese të reja, por mungon krahu i punës

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
28 Prill 2024, 16:29 | Sociale
All - Paragraf - 1

Tashmë që grupet e para të turistëve kanë nisur të shijojnë Vlorën dhe gjithë bregdetin deri në Himarë, në Vlorë duket se gjithçka është në shërbim të turizmit.

Këtë fakt e vërtetojnë edhe hapja e bizneseve të reja në tre muajt e parë të këtij viti, ku shumica e regjistrimeve kanë të bëjnë me njësitë akomoduese dhe ato të shërbimit në fushën e turizmit.

All - Paragraf - 3

Por shtimi i bizneseve në funksion të turizmit dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me akomdimin dhe ofrimin e shërbimeve janë në krizë për punonjës. Kryetari i operatorëve turistikë të jugut shprehet se nëse sezonin e kaluar janë nevojitur disa qindra punonjës të huaj, këtë vit nevoja shkon në disa mijëra që duhet të vijnë.

Shifra e deritanishme tregojnë se prurjet e turistëve nga bregdeti i Vlorës e deri në Himarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë në masën 20 përqind më të larta, shifër e cila pritet të rritet akoma më shumë me afrimin e muajve të verës.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos