Hiking në E6, Shqipëria pjesë e shtegut evropian malor

Nga Gazmend Janku
28 Prill 2025, 14:58 | Sociale

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian e emërtuar E6. Federata kombëtare shqiptare e Alpinizmit ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e Federatës Europiane të Hiking, sipas të cilës tashmë të apasionuarit pas ecjes dhe natyrës do të kenë një shteg të certifikuar edhe në vendin tonë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit tregon pikat që do të lidhet me shtegun evropian si dhe përfitimet e pritshme.

Ky shteg pritet të pasohet me certifikimin edhe të shtigjeve të tjerë evropian siç është ai E12, që pritet të kalojë kryesisht pranë zonave bregdetare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos