Për çdo ditë dhjetëra udhëtarë që lëviznin nga Gjirokastra drejt qyteteve të tjera janë të detyruar të presin në rrugë e trotuare pasi mungon një terminal autobusësh. Gjithashtu nuk ka asnjë informacion mbi oraret apo linjat duke ja lënë çdo gjë në dorë të fatit.
Të duash të udhëtosh nga Gjirokastra për në qytet e tjera fqinje apo edhe më larg, pa patur makinë private ose pa përdorur taksi është mjaft e vështirë. Ky qytet ende nuk ka një vend të përcaktuar për transportin publik ndërqytetas.
“Për Tepelenë. Sa e vështirë, shumë e vështirë për momentin Kishte edhe taksi, tani s’lejojnë as taksi, asgjë këtu. Të thërrisnin vetë këtu, Tepelenë, Tepelenë. Mori fund Tepelena, por edhe Tiranë bashkë.”
“Ja rrimë si kafshët rrugëve. Mirë sot është diell, po kur është shi. Një i sëmurë si puna ime, një invalid apo një me një fëmijë të vogël. Ku të rrijë? Nuk e di sa mbrapa jemi.”
“Një agjenci ka nevojë të bëhet këtu. Për Përmetin, Gjirokastrën. Ne jemi nga Përmeti, detyrohemi rrimë në këmbë.”
Edhe turistët e kanë hasur këtë vështirësi kur duan të vizitojnë Përmetin, Tepelenën apo Beratin. Edhe nëse do të jesh me fat që gjesh vendin e duhur ku të presësh për orare sa që bëhet fjalë.
“Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte një terminal. Jam duke shkuar në Përmet.”
Sakaq nga bashkia terminali është premtuar disa herë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. (A2 Televizion)