I lënë në mëshirë të fatit. Bardhoci i Kukësit pa ujë, pa kanalizime dhe pa rrugë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
4 Korrik 2025, 14:39 | Sociale

Mbi 60 familje të fshatit Bardhoc në Bashkinë e Kukësit, vuajnë prej vitesh për ujë të pijshëm.

Edhe ai pak ujë që u vjen në rubineta është i ndotur me ujërat e zeza, shkruan A2.

Fshati ka një burim nga i cili merr ujin, por mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza bën që ujrat të përzihen dhe përpjekjet e banorëve që nëpërmjet pompës të dërgojnë ujin në fshat e përdorin vetëm për vaditje dhe ndonjë larje.

Një pjesë e banorëve detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm në Kosovë.

Sakaq, premtim pas premtimi, fakti është që në fshatin Bardhoc nuk është bërë asgjë konkrete për ujin e pijshëm dhe kanalizimet. Edhe një fond i miratuar dy vite më parë në Këshillin Bashkiak nuk dihet se ku ka përfunduar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos