As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
3 Korrik 2025, 14:56 | Sociale

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit.

Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë, shkruan A2.

Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës jep disa nga shkaqet që ndikojnë, sipas tij, në këtë realitet. Albert Nasto shprehet: “Shkak kryesor është edhe rritja e taksave vendore. Janë bërë të papërballueshme këto taksa nga biznesi. Ishin biznese që kishin vite që operonin në treg”.

Për këshilltarin bashkiak të opozitës në Bashkinë e Korçës, midis të tjerave në këtë situatë ndikon edhe klientelizmi dhe favorizimi abuziv i disa bizneseve kundrejt disa të tjerëve.

Sakaq, jashtë kamerave, përfaqësues të bizneseve të shërbimit në Korçë shprehen se është vënë re një rënie e vizitorëve vendas në Korçë, ndërsa të huajt janë në rritje, por duket se nuk shpenzojnë si vendasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos