Kultivuan shalqinj, fermerët të zhgënjyer nga çmimet me shumicë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
2 Korrik 2025, 14:41 | Sociale

Fermerët që kanë kultivuar shalqinj në Kallm të Madh në Bashkinë e Fierit, një nga zonat e njohura për këtë kulturë bujqësore, shprehen se pikat e grumbullimit po zhvleftësojnë dhe po shkatërrojnë punën e tyre.

Gjithçka ka të bëjë me çmimin që ulet ditë pas dite, duke bërë që ky frut tashmë të shitet nga fermerët tek tregtarët e pikave të pakta të grumbullimit me çmim që nuk justifikon as shpenzimet, shkruan A2.

Kjo situatë, sipas tyre, po bën që jo vetëm të mos kultivojnë më këtë kulturë bujqësore, por po vret edhe shpresën e fëmijëve të tyre për të ndërtuar jetën me tokat që punojnë.

Ky është i dyti sezon në shitjen e shalqirit që fermerët ankohen për çmimin e ulët që ua marrin pikat e grumbullimit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos