Mesha nga kryepeshkopi Joan, përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës

Nga Rigels Malile
1 Korrik 2025, 14:54 | Sociale

Mesha nga kryepeshkopi Joan, përcillet për në banesën e

Me dhjetëra besimtarë ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër i dhanë lamtumirën e fundit.

Metropoliti Imzot Dhimitri, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë në ambientet e spitalit të Janinës pas një komplikacioni shëndetësor.

Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishte kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Joan Pelushi, klerikë të shumtë, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe diplomatët më të lartë të Ambasadës Greke në Tiranë.

Mitropoliti Imzot Dhimitri do të prehet në kishën e Shën Parashqevisë, në zonën e Dropullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos