Natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2 CNN, tregoi se si duhet ta nisë ditën fëmija.
“Në mëngjes duhet një pjatë e shëndetshme. Fruta, një tost i bërë në shtëpi, frutat e thata që kanë omega. Nëse përdorim ushqime të shpejta dhe të përpunuara, vetëm dëmtojmë energjinë tonë dhe sistemin nervor”, tha Gjonaj.
“Frutat, perimet dhe farat reduktojnë stresin te fëmijët dhe stimulojnë kujtesën”, shtoi Gjonaj.
Më tej, ajo rekomandoi që fëmijëve tani në vjeshtë t’u bëhen analizat, në mënyrë që të shihet nëse kanë parazitë në organizëm, pasi janë pikërisht parazitët ata që eliminojnë nga metabolizmi të gjitha të mirat”, theksoi Adelajda Gjonaj. (A2 Televizion)