Prej 20 vitesh Astiri, një nga zonat më të populluara të Tiranës, nuk ka kopsht dhe shkollë publike. Rreth 70 mijë banorë të kësaj zonë fëmijët i çojnë në zona të tjera të kryeqytetit ose ne institucione private.
Kështu do të detyrohen të veprojnë edhe këtë vit të ri shkollor. Mungesa e shkollave në zonën e Astirit u kthye në debat politik gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Berisha vuri gishtin në plagë. Ndërsa kryeministri Rama dhe kryetarja në detyrë e bashkisë prezantuan projektin e ndërtimit të shkollës dhe çerdhes së parë publike në këtë zonë.
Të hënën e 8 shatorit nis procesi mësimor e bashkë me të dhe vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për ti çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre. Edhe ky vit shkollor e gjen Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim te pambajtur, atë të shkollave me ushqim dhe after school. (A2 Televizion)