Vetëvrasja nuk është zgjidhje, kërkoni ndihmë dhe flisni për problemet tuaja

Nga Armend Pire
4 Shtator 2025, 16:00 | Sociale

Transmetimi pa etikën profesionale, në median tradicionale dhe atë online, shpesh mund të bëhet shkak i rritjes së numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri. Lufta e klikime nëpërmjet publikimit të fotove të viktimave, vendin e krimit dhe mënyrës së kryerjes së aktit tragjik, sipas studimeve të kryera nga ekspertët, shton numrin e personave që mund t'i japin fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Kujdesi në trajtimin e këtyre ngjarjeve do ishte arma që nuk merr por shpëton jetë. Eksperienca ka treguar se kur këto rregulla raportimi janë ndjekur në vende të ndryshme të Europës, rezultatet kanë qenë të suksesshme.

Media është hallka më e dukshme prej të cilës pritet ndikim pozitiv. Por rol parësor kanë institucionet dhe grupet e interesit. Vetëm në Tiranë gjatë vitit 2024 është raportuar se mbi 6% e popullatës e kanë pasur depresionin si diagnozë klinike, ku predispozita më e lartë është te adoleshentët.

Ndryshimi i stilit të jetesës, aktivitetet sportive e argëtuese, janë parë si “ilaç” efektiv ndaj depresionit, pa anashkaluar trajtimin mjekësor.

Vetëvrasja nuk është zgjidhje e problemeve shëndetësore, sociale apo ekonomike. Biseda me specialistët e të duhur apo familjarët tuaj është mënyra më e mirë për ju për të kaluar situata e rënduara. Padyshim edhe media ka rolin e saj sensibilizues. Jeta është e bukur, ndaj dhuroni çdo ditë një buzëqeshje dhe fjalë të ngrohtë, pa e kursyer atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos