Në një kohë kur në fshatra të tjerë ka probleme me kushtet e shkollave, në Ngraçan të Mallkastrës kjo shkollë me një ndërtesë dhe kushte të denja edhe për një qytet, nuk ka fëmijë. Shkolla 9-vjecare “Rexhep Haxhiaj”.
Dikur me 250-300 nxënës këtë vit të ri shkollor nuk pret më shumë se7 nxënës. Banorët e zonës tregojnë arsyet e kësaj braktisje dhe natyrisht keqardhjen që në fshat nga viti në vit nuk po dëgjojnë më zëra fëmijësh, shkruan A2 CNN.
Edhe ata nxënës që do të vijojnë arsimin në këtë shkollë do të mësojnë në klasa kolektive një mënyrë e të nxënësit që nuk garanton cilësi.
(A2 Televizion)