Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me një ulje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më parë.
Nëse Numri i nxënësve ne total ne rang qarku vitin e kaluar ka qenë 21080 nxënës Këtë vit është ulur në 17354 pra 3726 nxënës më pak
Sipas sindikatës së pavarur të arsimit në Korçë kjo shifër është alarmante por edhe e pritshme pasi ky fenomen nuk ka nisur sot por prej vitesh madje ata shtojnë se në vitet pasardhëse, akoma edhe më shumë do të ndihet numri i ulët i nxënësve.
Më të prekura janë klasat e para, ku mungesa është ndjerë prej dy vitesh, dhe sipas ekspertëve, kjo do të përshkallëzohet edhe në klasat pasuese, deri në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze.
Shkaku kryesor i rënies lidhet me emigracionin e të rinjve dhe uljen e lindshmërisë në vend. (A2 Televizion)