Jetë si në Mesjetë, Nepravishta e harruar për rrugë dhe ujë

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
1 Gusht 2024, 14:54 | Sociale

Kjo rrugë nuk është një shteg për ngjitje në mal, por rruga e një prej lagjeve të një fshati që preferohet të vizitohet nga turistët, por që është lënë pas dore.

Mungesa e infrastrukturës bën që edhe kur ka emergjenca shëndetësore, ambulanca të mos mbërrijë dot, por i sëmuri transportohet në krah nga komshinjtë.

Por, në këtë fshat nuk ka vetëm mungesë të infrastrukturës, këtu mungon edhe uji.

Mes premtimeve boshe dhe shpresës, rreth 2 mijë banorët e kësaj zone nuk dihet se edhe për sa kohë do të vuajnë për kushtet minimale të jetesës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos