Rriten në maksimum lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Nga Artin Halili
27 Korrik 2024, 17:44 | Sociale

Rriten në maksimum lëvizjet në pikën e kalimit kufitar

Vetëm dy ditët e fundit, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë e kanë dalë afro 30 000 shtetas shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të huaj.

Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin tonë, ndërkohë që një pjesë jo e vogël e shtetasve të huaj të ardhur nga vendet e Europës Lindore kanë bërë me dije në stacionin kufitar se përdorin vendin tonë për të kaluar tranzit në BE.

Fluksi i këtyre dy ditëve është më i larti i hyrje-daljeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm policia shqiptare dhe ajo maqedonase kanë shtuar punonjësit e shërbimit, madje të dy palët po punojnë me orë të zgjatura.

Krejt ndryshe paraqitet situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë gjithë kësaj periudhe, ku numri i hyrjeve-daljeve është në minimum.

Një ditë më parë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet tokës shqiptare dhe asaj helene rreth 6000 shtetas, numër i ulët ky krahasuar me vitet e tjera të kësaj periudhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos