Maratona “Enkelana” ka si pjesë të saj jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Bebe nga mosha 6-24 muajshe për të dytin vit radhazi kanë realizuar “maratonën e bebeve”. Ky është një aktivitet sportiv i cili ka në fokus vogëlushet dhe argëtimin e tyre. Për tre net me radhë në qytetin liqenor pati shfaqje për fëmijë, maskota, muzikë, ngjyrosje dhe garë për vend të parë në maratonë. Për atleten rekordmene Pavlina Evro një aktivitet i tillë ka në fokus jo vetëm argëtimin e vogëlusheve, por edhe lidhjen e tyre me sportin.
Tre gara u zhvilluan mes vogëlusheve. "Këmbadorazi" "Vrapoj vetë" "Vrapoj shpejt" duke përcjellë emocione, të qeshura por edhe lot në radhët e fëmijëve dhe prindërve, këta të fundit shprehen të emocionuar dhe shumë falenderues për një aktivitet të tillë.
Në fund fituesit e disiplinave të maratonës u vlerësuan me trofe, një kujtim mjaft i bukur për të ardhmen e tyre si fitues të një Maratone të vërtetë bebesh. (A2 Televizion)