“Jo shitje anës rrugëve”, aksioni për hapësirat publike prek edhe fermerët

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
1 Gusht 2025, 14:29 | Sociale

Aksioni i nisur në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike ka prekur edhe fermerët në zonën e Frakullës në Fier, të cilët disa muaj të vitit kryesisht gjatë sezonit veror shesin në anë të rrugës nacionale Levan-Tepelenë, prodhimet e tyre bujqësore.

Pasi i larguan fillimisht në një distancë prej 20 metrash nga shtrati i rrugës, tashmë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i ka kërkuar të heqin tendat dhe të largohen përfundimisht, shkruan A2.

Ky urdhër për fermerët do të thotë faliment dhe pamundësi për të siguruar jetesën.

Në krah të fermerëve janë edhe blerësit e rastësishëm, një pjesë e të cilëve emigrantë që tregojnë eksperiencat nga vendet e tyre.

Fermerët kanë ngritur edhe shqetësimin e moskompensimit nga ana e shtetit të tokës që u ka marrë për ndërtimin e rrugës si dhe mosndërtimin e rrugëve dytësore që do t’u mundësonte nxjerrjen e prodhimit bujqësor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos