Oferta nga universiteti i Tiranës, rektori: Programe në gjuhë të huaj, riorganizim shkollave të larta

Nga Ornela Joti
1 Gusht 2025, 13:25 | Sociale

Kur ka mbetur edhe pak kohë nga aplikimi i maturantëve për studimet e larta, Universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, shpalos ofertën akademike për të rinjtë. Rektori Artan Hoxha flet për programet e studimit, marrëveshjet me universitetet e huaja dhe 17 degë ku mësimi zhvillohet në gjuhë të huaj, shkruan A2 CNN.

Referuar të dhënave të Universitetit te Tiranës degët më të kërkuara nga të rinjtë në këtë institucion janë informatika, ekonomia dhe drejtësia. Rektori Hoxha nuk e fsheh uljen e interesit për degët e mësuesisë, ndërsa thekson rëndësinë e politikave për ruajtjen e programeve me interes kombëtar, raporton A2 CNN.

Ndërsa si kryetar i Konferencës së Rektorëve Artan Hoxha hedh idenë e riorganizimit të universiteteve, 42 institucione të arsimit të lartë janë shumë për një popullsi sa e jona shprehet ai.

Ndërkohë vetëdrejtuesit e Universiteteve por edhe kryeministri Rama janë shprehur për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, i cili ka 10 vjet që është në zbatim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos