Jo vetëm për detin! Historia dhe sitet arkeologjike tërheqin të huajt

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
20 Shtator 2025, 15:28 | Sociale

Jo vetëm një destinacion deti. Krahas plazheve dhe klimës, Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të pasionuar pas historisë.

Sitet arkeologjike të qarkut kanë njohur një rritje të ndjeshme të turistëve këtë sezon, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në një tjetër arsye për të vizituar këtë qytet, shkruan A2.

Kalaja e Porto Palermos kryeson listën e vendeve më të vizituara, ndërsa ndiqet nga kalatë e Himarës dhe Kaninës, si dhe parqet arkeologjike të Orikut dhe Amantias.

Krahas vizitorëve vendas, numrin më të lartë e mbajnë të huajt, kombësia e të cilëve është mjaft e larmishme.

Ky fluks turistësh ndihmon në rritjen e të ardhurave, të cilat përdoren për projekte, investime dhe mirëmbajtjen e këtyre siteve historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos