“Këlcyra e dorëzuar”, të mbijetosh me pensione dhe ndihmë ekonomike

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
8 Dhjetor 2025, 12:53 | Sociale

Në Këlcyrë, pensionet dhe ndihma ekonomike shihen si të ardhurat kryesore për të mbijetuar. Është një qytezë e shpopulluar, ku ata që kanë mbetur janë ose të pamundur, ose në moshë pensioni. Mundësia për të pasur një aktivitet privat që të sigurojë të ardhura është shumë e vështirë, shkruan A2 CNN.

Nga ana tjetër, çmimet e produkteve bazike të jetesës për pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike janë shumë të larta. Madje edhe çiftet e reja detyrohen t’i drejtohen ndihmës ekonomike për të përballuar jetesën.

Ndërsa vetë banorët që sheh në rrugët e Këlcyrës shprehen se pushtetarët nuk e kanë fare idenë se sa vuan populli.

Me sa duket, perspektiva në këtë qytezë e ka vulosur fatin e saj, ku shpopullimi nuk lë shpresë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos