11 biznese dhe rreth 30 familje të fshatit Oficinë e vjetër në Bashkinë e Patosit prej kohësh vuajnë pasojat dhe dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet dhe mungesa e gjatë e furnizmit me energji elektrike.
Këto problematika vijnë nga kompania e nxjerrjes së naftës, pasi me të njëjtën linjë furnizohen edhe këta banorë.
Ndërkohë, burime nga kompania e nxjerrjes së naftës bëjnë të ditur se ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të proceseve teknologjike që kryen vetë kompania, duke mohuar se ato janë të shpeshta.
Sipas të njëjtave burime, kompania është në tratativa me OSHEE për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për banorët që furnizohen nga linjat e naftës. (A2 Televizion)