Këndim dhe valle, të rinjtë e Vllahinës trashëgojnë polifoninë labe

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
4 Dhjetor 2025, 15:06 | Sociale

Atje ku ka pasion dhe dëshirë, tradita trashëgohet duke sfiduar vështirësitë dhe shpopullimin.

Nxënës të shkollës së mesme të Vllahinës në Bashkinë e Selenicës, po japin një shembull sa të bukur aq edhe të veçantë, duke trashëguar dhe kultivuar më tej polifoninë labe, një nga traditat më të bukura të kësaj zone.

Mësuesi i tyre, Viron Laçi, një tjetër emblemë e polifonisë në zonë konfirmon pasionin dhe dëshirën e të rinjve për të trashëguar traditën e Vllahinës.

Por, për të trashëguar një vlerë kaq të bukur si polifonia, nuk mjafton vetëm dëshira dhe pasioni i mësuesve apo të rinjve, natyrisht që duhet edhe një mbështetje më serioze nga institucionet, në mënyrë që këto grupe pse jo të kthehen në ansamble dhe trashëgimia të bëhet më institucionale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos