“Aksioni i Krishtlindjes” nga Gjermania, 3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
5 Dhjetor 2025, 15:35 | Sociale

“Aksioni i Krishtlindjes” quhet misioni i një shoqate gjermane, e cila ka mbledhur pako me dhurata për fëmijët e zonave malore të Mokrrës, Përrenjasit dhe Librazhdit. Pamjet tregojnë momentet e mbledhjes dhe paketimit të pakove në Gjermani, ndërsa këtu janë momentet e shpërndarjes te fëmijët në klasat ku mësojnë.

Një prej përfaqësueseve të shoqatës gjermane shprehet e lumtur që ideja për të ndihmuar fëmijët e këtyre zonave në Shqipëri tashmë është bërë realitet.

“Njoh miq gjermanë dhe shqiptarë që prej 20 vitesh ndihmojnë Shqipërinë. Më pëlqeu ideja për të ndihmuar njerëzit këtu. Shqipëria ka kaluar periudha të vështira dhe unë dua të kontribuoj. Mundohemi të krijojmë lidhje me banorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe duam të tregojmë se Krishtlindja nuk është vetëm festë, por një ndjenjë që duhet përcjellë sidomos te ata që nuk festojnë dot”, thotë, Sabina Becker, vullnetare.

Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të festave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos