Ekskluzive/ Vetëm 30 minuta larg lindjes, mamia rrëfen emocionet

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 09:57 | Sociale

Një histori e pazakontë vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku 12 mami të këtij institucioni ndodhen njëkohësisht në pritje të ëmbël. Mes tyre është edhe Elia, e cila vetëm pak minuta para se të hynte në sallë për të lindur, ndau emocionet e saj në Dita Jonë.

“Jam shumë e emocionuar, sepse unë punoj në këtë maternitet dhe sot është dita ime. Është një emocion i dyfishtë. Për gjysmë ore unë jam në sallë. Këtu i njoh të gjithë, por është krejt ndryshe të jesh në rolin e pacientes. Sot bëhem mami për herë të dytë”, rrëfen ajo.

Elia tregon se është e para nga 12 koleget shtatzëna që po sjell në jetë fëmijën. “E nisa unë dhe më pas erdhën të tjerat. Fëmijën e parë e kam lindur me operacion dhe edhe këtë herë e njëjta gjë. Do të sjell në jetë një vajzë dhe do ta quaj Krena”, shton ajo.

Një rast i rrallë që tregon jo vetëm bukurinë e profesionit të mamisë, por edhe përjetimin e tij nga ana tjetër, si nënë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos