Konkursi i shkencës, gjimnazistët e Pogradecit prezantojnë projektet teknologjike

Nga Armand Pire
23 Mars 2026, 18:53 | Sociale

Në një kohë kur shkollat po shikohen më së shumti si vatra konfliktesh dhe keqpërdorimi i teknologjisë, ka edhe një tjetër anë të medaljes: nxënës që e përdorin teknologjinë për të ndërtuar projekte në funksion të komuniteteve.

Kjo është parë në festivalin e përvitshëm të shkencës, ku nxënësit e gjimnazeve të Pogradecit prezantuan projekte inovative që lidhen me teknologjinë, mbrojtjen e mjedisit, konceptin e shkollave smart, por edhe me sisteme paralajmëruese për tërmetet apo aplikacione të posaçme për fëmijët me spektër autizmi.

Sipas drejtuesit të Zyrës Arsimore Pogradec, është koha që këta të rinj të mbështeten, pasi këto projekte kanë kosto financiare. Sipas tij, konkurse të tilla dëshmojnë se kur teknologjia përdoret në mënyrën e duhur, mund të sjellë zgjidhje të rëndësishme dhe të vlefshme për shoqërinë.

Sot, kur shoqëria shqiptare përballet me lajme aspak pozitive mbi mënyrën se si adoleshentët rriten apo trajtojnë njëri-tjetrin, një konkurs i tillë idesh shkencore tregon se, nëse të rinjtë mbështeten, ata mund të sjellin ndryshime jetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos