Lifestyle Conference: “Stili i jetës dhe reduktimi i risqeve”

Nga Armend Pire
1 Maj 2025, 16:14 | Sociale

Më 30 prill, në ambientet e Piramidës së Tiranës, u zhvillua me sukses Konferenca mblodhi së bashku mjekë, farmacistë, nutricionistë, psikologë, fizioterapistë, dentistë, gazetarë dhe ekspertë të shëndetit publik, duke sjellë një platformë unike diskutimi mbi ndikimin e stilit të jetesës në shëndetin tonë, organizuar nga Freskida Miloti, autorja e emisionit “Diagnozë” që transmetohet në A2CNN.

Nëpërmjet prezantimeve dhe paneleve të shumta, pjesëmarrësit diskutuan rreth rëndësisë së ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik, kujdesit për shëndetin mendor, sigurisë në vendin e punës, përdorimit të teknologjisë në jetën e përditshme dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e risqeve shëndetësore.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Prof. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, theksoi rëndësinë e edukimit të qytetarëve për të zgjedhur një mënyrë jetese të shëndetshme si mënyrën më efektive për të reduktuar risqet ndaj sëmundjeve kronike.

Zv/rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Suela Këlliqi theksoi rëndësinë e konferencave të tilla.

Ky aktivitet rikonfirmoi rolin e rëndësishëm që kanë bashkëpunimi ndërdisiplinor, edukimi dhe ndërgjegjësimi në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe në parandalimin e sëmundjeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos