Shirat e shumtë të fundvitit të kalur dhe fillimi i këtij viti deri në muajin mars shkaktuan dëme të shumta në të mbjellat bujqësore në fushën e Maliqit, në juglindje të vendit.
Disa dhjetëra hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore u kthyen në det, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme, shkruan A2.
Premtimet në atë kohë nuk munguan as nga deputetë dhe as nga ministria e linjës. Por, kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj, fermerët nuk kanë parë asnjë nga dëmshpërblimet e premtuara.
Pa fitime nga të mbjellat e përmbytura dhe me shpenzime për të mbjellat e reja, fermerët paralajmërojnë protesta nëse nuk u jepen dëmshpërblimet e premtuara.
(A2 Televizion)