Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
11 Maj 2026, 19:16 | Sociale

Tregtarët e tregut kryesor të fruta-perimeve dhe konfeksioneve në qytetin e Vlorës, pasi janë përplasur me policinë, e cila nuk i ka lejuar të futen në treg për shkak të fillimit të rikonstruksionit të tij, kanë proetstuar edhe para bashkisë, duke kërkuar takim me kryebashkiaken e Vlorës.

Disa prej tregtarëve shprehin kundërshtitë e tyre për caktimin e vendit provizor deri në rihapjen e tregut të rikonstruktuar, shkruan A2.

Në lidhje me këtë protestë, kryebashkiakja e Vlorës ka deklaruar se tregtarët janë lajmëruar konform ligjit disa muaj përpara për transferimin dhe se nuk mund të lejohen të tregtojnë në vende të pasigurta.

Sipas projektit, ky treg do të rikonstruktohet si pjesë e një projekti për rehabilitimin e zonës në qendër të Vlorës, pranë sahatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos