Spitali psikiatrik i Elbasanit në këto ditë të nxehta po përballet me flukse në rritje të personave që shfaqin probleme me shëndetin mendor, por edhe me ato që janë tashmë të kartelizuar por shtojnë simptomat.
Mjeku psikiatër shpjegon simptomat qe njerëzit duhet të kenë parasysh për t’iu drejtuar konsultës si dhe efektet e të nxehtit tek pacientët kronikë që marrim mjekim.
Nisur edhe nga ngjarja e dy ditëve më parë në Korçë ku një i moshuar qëlloi me armë nga ballkoni i banesës dhe vuri në alert policinë për më shumë se dy orë, mjekja psikiatre e qendrës komunitare të shëndetit mendor, apelon opinionin publik të denoncojnë dhe raportojnë raste e të afërmve që shfaqin problem të shëndetit mendor.
Të rinjtë që abuzojnë me lëndët narkotike dhe ato alkoolike, janë pjesa më e rriskuar edhe për shkak të të nxehtit, që të shfaqin probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)