Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

Nga Ornela Joti
2 Qershor 2025, 15:02 | Sociale

Lini telefonat në shtëpi. Mos harroni kartën e identitetit, merrni dy stilolapsa dhe ndoshta një shishe ujë para se të hyni në provimin e parë të Maturës Shtetërore. Teza e provimit të Anglishtes hapet në orën 10:00 në të gjitha qendrat e provimit njëkohësisht, por maturantët duhet të paraqiten në ambientet e përcaktuara dy orë më parë.

Rezarta Alla, drejtuese e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, tregon për masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, një nga proceset më të rëndësishme për përmbylljen e shkollës së mesme dhe pranimet në universitete, shkruan A2 CNN. Ajo u bën thirrje maturantëve dhe administratorëve të respektojnë rregulloren e provimit.

Për 2 orë e 30 minuta, maturantët duhet t’u japin zgjidhje 60 pyetjeve me alternativa dhe zhvillim. Teza e provimit përmban pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve, ndërsa 140 maturantë me aftësi të veçanta do të kenë teste të personalizuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos