Shkolla e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër po shihet si një nga mundësitë më të mira për të rinjtë, jo vetëm për të marrë një profesion, por edhe për të siguruar vende pune. Madje, një pjesë e mirë e nxënësve të kësaj shkolle, veçanërisht ata që janë në përfundim të vitit të dytë, janë të punësuar, edhe pse ende nuk kanë përfunduar studimet. Një prej tyre tregon për A2 mundësinë që iu krijua për punësim pas zhvillimit të praktikës mësimore.
Nga ana tjetër, kjo situatë krijon boshllëqe sa i takon ndjekjes së rregullt të mësimeve, fakt i cili pranohet edhe nga drejtoresha e shkollës. Përballë kërkesës së lartë të bizneseve për punonjës — qofshin këta edhe gjysmë të kualifikuar — ajo e sheh si zgjidhje aplikimin e sistemit dual në shkollën profesionale.
Shumë biznese në Gjirokastër që operojnë në fushën e shërbimeve e shohin Shkollën e Mesme Profesionale si mundësinë më të mirë për të plotësuar mungesat që kanë për punonjës të kualifikuar. (A2 Televizion)