Dita Botërore pa duhan, rreth 40% e nxënësve në Shkodër janë duhanpirës

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
31 Maj 2025, 14:11 | Sociale

Gati gjysma e nxënësve në shkollat e mesme të Shkodrës rezultojnë duhanpirës. Kjo shifër ka bërë më të domosdoshme sensibilizimin e të rinjve mbi varësinë dhe dëmet që shkakton duhanpirja. Përveç pasojave organizatorët janë kujdesur që të shpjegojnë edhe nga ana psikosociale arsyet që shtyjnë të rinjtë të nisin duhanpirjen.

Specialistë të operatorit të kujdesit shëndetësor kanë treguar varësitë e krijuara nga duhani, por edhe nga cigaret elektronike.

Sipas statistikave ndërkombëtare në një vit humbin jetën në botë rreth 8 milionë persona për shkak të duhanpirjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos