Shkollat në Kukës, probleme me ujin, energjinë dhe infrastrukturën

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
4 Shtator 2025, 11:13 | Sociale

Shkollat në Kukës, probleme me ujin, energjinë dhe

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra dhe të mbartura ndër vite për disa shkolla veçanërisht në zonat rurale të bashkisë së Kukësit. Mungesa e infrastrukturës rrugore, e tualeteve, ujit dhe energjisë elektrike dhe gjendja e amortizuar e disa godinave të shkollave, vështirësojnë zhvillimin normal të procesit mësimor.

Në prag të vitit të ri shkollor disa shkolla në zonat rurale të bashkisë së Kukësit vijojnë të vuajnë probleme serioze sa j takon gjendjes fizike të shkollave si dhe kushteve higjieno-sanitare.

Gjithashtu edhe infrastruktura rrugore vështirëson nxënësit e këtyre zonave të kenë një frekuentim normal të procesit mësimor.

Probleme me godinat e shkollave ka edhe në zonën urbane të Bashkisë së Kukësit. Një panoramë të situatës e jep vetë drejtori i ZVA në bashkinë e Kukësit.

Edhe këtë vit mësimor, vërehet një ulje e numrit të nxënësve që regjistrohen në klasat e para të bashkisë së Kukësit me një rënie prej 70 nxënësish më pak krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa regjistrimet në klasat e 10 kanë 90 nxënës më pak se një vit më parë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos