Qendrat ditore në Korçë, vendi ku të moshuarit gjejnë buzëqeshjen

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
21 Dhjetor 2025, 13:09 | Sociale

Mbi 800 të moshuar frekuentojnë çdo ditë qendrat ditore në Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll dhe Kolonjë, duke gjetur aty jo vetëm shërbime sociale, por edhe mbështetje njerëzore në një kohë kur  shumë prej tyre jetojnë të vetmuar në banesa, për shkak se fëmijët i kanë në emigracion.

Në këto qendra, të moshuarit angazhohen në aktivitete të ndryshme që i mbajnë aktivë fizikisht dhe mendërisht. Një pjesë e tyre merren me punë artizanale, të tjerë kultivojnë pasionin për pikturën apo punimet me grep, duke e kthyer kohën e lirë në vlerë dhe komunikim social.

Kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrika Tollkuçi, bën të ditur se institucionet janë në përpjekje për të finalizuar një projekt të posaçëm në ndihmë të të moshuarve të vetmuar.

Qendrat ditore dhe projektet e reja sociale mbeten sot një mbështetje e domosdoshme për këtë kategori, duke u ofruar siguri, shoqëri dhe dinjitet në një realitet ku vetmia është kthyer në një nga sfidat më të mëdha të moshës së tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos