“Tumoret janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme”.
Kështu u shpreh mjeku Besnik Jakaj, i ftuar në studion e e "Terminal" nga Aurora Sulçe, në A2 CNN.
“Për fat të keq janë shtuar shumë. Për fat të mirë, ka edhe një përgjigje shkencore të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e tumoreve, nëse kapen në stadin fillestar, bëhet trajtimi i duhur dhe bëhen si gripi. Janë të kalueshme. Fokusi i shëndetësisë, i investimeve dhe burimeve njerëzore, duhet të jetë te ato sëmundje që janë rritur dhe janë bërë më problematike. Regjistri digjital të bën planifikimin strategjik. Duhen studiuar shkaqet dhe efektet që na dërgojnë në sëmundje të caktuara”, tha Jakaj.
Sipas tij, “buxheti po rritet në mënyrë të vazhdueshme, por nuk adresohet siç duhet”.
“Nëse buxheti i Onkologjikut është rritur me 20% për shembull, nuk kemi studime me sa janë rritur sëmundjet tumorale. Sepse mund të jenë rritur me 40% dhe rritja është e pamjaftueshme”, shpjegoi më tej mjeku. (A2 Televizion)
