I nxehti i kësaj vere dhe thatësira që po vijon edhe gjatë muajit shtator po zgjat problematikën e banorëve të qytetit të Kukësit, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Veçanërisht banorët e kateve të larta të pallateve, prej muajsh vuajnë mungesën e ujit, duke u detyruar të blejnë ujë për të mbushur depozitat e tyre.
Edhe qytetarët që jetojnë në katet e ulëta ankohen se furnizim është i pamjaftueshëm për nevojat e familjes.
Në lidhje me këtë situatë, jashtë kamerave, drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kukësit shprehen se rënia e prurjeve të burimeve të Lojmës dhe Kolosjanit si dhe shpërdorimi i ujit për vaditje nga fshatra për rreth qytetit shikohen si shkaktarët e kësaj situate. (A2 Televizion)