Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
22 Shtator 2025, 14:58 | Sociale

As për eksport dhe as për tregun vendas. Fermerë të prodhimeve të serave, kryesisht kastraveci dhe domatja në Suk 2 të Roskovecit po detyrohen në hedhin tonelata të tëra me kastravecë, pasi prodhimi nuk tërhiqet fare nga tregu.

Nuk behet fjale për çmim, por për refuzim total të prodhimeve vendase, shprehen fermerët. Me sa duket bllokimi i një sasie me domate dhe kastravecë nga Kroacia, për përmbajtje të lartë pesticidesh, po krijon efekt domino tek te gjithë fermerët.

Të dëshpëruar disa po mendojnë rikthimin në emigrim edhe pse në moshë të papërshtatshme të tjerët janë të pamundur të vijojnë mbjelljet e reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos