Krahu profesionali punës në fushën e turizmit, është ndër mangësitë kryesore sot të subjekteve akomoduese dhe atyre të shërbimit veçanërisht në qytetet turistike.
Edhe në Gjirokastër subjektet prej vitesh kanë një mangësi të theksuar të punonjësve të kualifikuar, ç’ka ndikon edhe në performancën dhe natyrisht thithjen e turistëve.
Por çuditërisht përballë kësaj situatë, në shkollën e vetme të mesme profesionale në Gjirokastër, dega hoteleri turizëm nuk është hapur këtë vit mësimor për mungesë të nxënësve.
Sipas drejtoreshës, nevojitet sensibilizim akoma më i madh i nxënësve dhe prindërve.
Edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës u ka bërë thirrje prindërve që të orientojnë fëmijët drejt degëve hoteleri-turizëm, ndërsa ka kërkuar edhe mbështetjen e shtetit në mënyrë që këta të rinj ta kenë të garantuar punën përgjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë sezoneve të fluksit turistik.
Edhe në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër interesi për degën e turizmit është i ulët. Me sa duket shumë shpejt në Gjirokastër do të duhet të importohen me shumë punonjës për të përballuar fluksin turistik. (A2 Televizion)