Komuniteti shqiptar në Irlandë gëzon hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin. Kjo nismë e Albanian Book Lovers Club, themeluar nga zonjat Liljana Picari dhe Arjana Rama mori jetë më 21 shtator, kur edhe shkolla nisi aktivitetin.
Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator 2025 në Blanchardstown Library, Dublin 15, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në mungesë të tij fizike, ambasadori i Shqipërisë në Irlandë, Sh.T.Z. Uran Ferizi, përshëndeti përmes një mesazhi zyrtar dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës me paketa mësimore.
Nxënësit e parë morën mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë, ndërsa librat me të cilat ato do të mësojnë aktualisht janë ato që ka botuar Qendra e Botimeve për Diasporën. Megjithë këtë pritet që të tjera materiale mësimore të mbërrijnë nga Ambasada e Shqipërisë në Londër.
Kjo shkollë konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë. (A2 Televizion)