Institucionet arsimore të sistemit parauniversitar në Bashkinë e Shkodrës do të presin rreth 300 nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Shifrat janë dhënë nga drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, ku janë përllogaritur edhe nxënësit që ndjekin shkollat private.
Pavarësisht uljes së numrit të nxënësve, nuk parashikohet të mbyllet asnjë shkollë në Bashkinë e Shkodrës, shkruan A2 CNN. Ndërkohë, drejtoresha e ZVA ka apeluar për të respektuar udhëzimet e Ministrisë së Arsimit sa i takon përdorimit të celularëve në shkolla, duke paralajmëruar penalitete jo vetëm për nxënësit.
Bullizmi në ambientet e shkollave, konfliktet fizike dhe verbale apo çdo lloj mosmarrëveshjeje mes nxënësve do të kenë një vëmendje të veçantë jo vetëm nga stafet mësimore, por edhe nga oficerët e sigurisë dhe agjentët e policisë lokale. (A2 Televizion)