Alarmi i kardiologes: Ulet pragu i moshës që kanë probleme me zemrën

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
6 Gusht 2025, 15:32 | Sociale

Shfaqja e problemeve kardiake edhe tek moshat më të reja shikohet si një kambanë alarmi për kardiologen e spitalit të Gjirokastrës. Sipas saj, në këto ditë të nxehta është shtuar numri i vizitave kardiologjike jo vetëm nga të sëmurët kronikë, por edhe nga persona që shfaqin probleme për herë të parë.

I nxehti i kësaj vere përveç të tjerave ka shkaktuar problematika të ndryshme edhe në shëndetin e popullatës. Në urgjencën e spitalit rajonal të Gjirokastrës çdo ditë paraqiten dhjetëra pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ankohen për probleme kardiake.

Ajo që shikohet me shqetësim nga specialistët e fushës është fakti që probleme kardiake po hasin edhe tek moshat e reja.

Nisur nga situata kardiologia apelon për shumë kujdes shëndetësor nga pacientët.

Përveç konsultave, shmangia e të nxehtit në këto dite hidratimi i mjaftueshëm dhe natyrisht ushqyerja në mënyrë të shëndetshme rekomandohen si masa të rëndësishme për të shmangur komplikacionet e mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos