Një përfaqësi e 25 familjeve të fshatit Përbregas të Kukësit i janë drejtuar kryebashkiakut në mënyrë që të ndërhyjë për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm. Banorët shprehen se prej fillimit të verës nuk furnizohen më ujë të pijshëm duke denoncuar mosreagimin institucioneve lokale.
Banorë të fshatit Përbreg në afërsi të qytetit i kanë kërkuar kryebashkiakut të Kukësit që të ndërhyjë për të mundësuar furnizimin me ujë të pijshëm pasi prej gati tre muajsh vuajnë mungesën e ujit në këto ditë nxehta, shkruan A2 CNN.
Banorët shprehen se neglizhenca e institucioneve përgjegjëse është e pashpjegueshme për situatën ku ndodhen ato.
Pas ankesës së banorëve mësohet se bashkia i ka kërkuar ndërmarrjes së Ujwsjellës Kanalizimeve të Kukësit që të ndërhyjë me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë të këtyre banorëve, të cilët me sa duket janë dëmtuar nga bashkëfshatarët e tyre që kanë ndërhyrë në mënyrë abuzive në tubat e furnizimit të fshatit. (A2 Televizion)