
Ata ndezin qirinj, luten dhe shprehin dëshirat e tyre, duke e përjetuar këtë periudhë me besimi dhe përkushtim, në Kuzum Baba.
Të pranishmit tregojnë simbolikën që ka ky vend për besimtarët bektashinj si dhe këto ditë për ta, ndërsa përcjellin mesazhe paqeje, mirësie dhe harmonie për të gjithë besimtarët, kudo që ndodhen.
Sigurisht që ka edhe nga ata të cilët këtë vend e shohin si një atraksion turistik nga ku mund të shijosh bukuritë e Vlorës, shkruan A2.
Të kthyer pas shumë vitesh për ta vizituar sërish ata shprehen se krahas kultit fetar ky vend përfaqëson një vend që ia vlen ta vizitosh.
Përgjatë sezonit veror, vendi i shenjtë Kuzum Baba është një ndër më të vizituarve në qytet nga pushues vendas dhe turistë të huaj. Krahas një vendqëndrimi fetar ai prezanton dhe bukuritë e Vlorës, e cila mund të shihet nga lart.
Sigurisht që ditët e pelegrinazhit në Kuzum Baba gjen shumë më shumë vizitorë se çdo ditë tjetër. (A2 Televizion)