Pallate të amortizuara, bashkia e Memaliajt harxhoi 2,2 mln lekë pa asnjë rezultat

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
23 Nëntor 2023, 14:36 | Sociale

Pallatet e qytetit të Memaliajt, ndërtuar në kohën kur qyteti jetonte nga miniera e qymyrit, janë thuajse totalisht të amortizuar dhe pikojnë në çdo ditë rreshjesh.

Edhe pse bashkia e qytetit nëpërmjet një firme private ka kryer pak kohë më parë një ndërhyrje për hidroizolimin e tarracave me një fond prej 2,9 milionë lekësh, situata jo vetëm që nuk është përmirësuar por është përkeqësuar më shumë.

Banorët ankohen për punime jo cilësore. Situata dihet dhe pranohet edhe nga ana e bashkisë se Memaliajt, e cila edhe pse nuk e ka paguar plotësisht vlerën prej 2,9 milionë lekësh, i ka dhënë firmës 75 përqind të fondit dhe aktualisht nuk ka forcë ta detyrojë atë të riparojë dëmet.

Tani shpresa mbetet projekti për riparimin e fasadave dhe hidrozilimin e të gjithë pallateve të bashkisë, projekt që në qytet e tjera është pagëzuar si rilindja urbane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos