Ky është fshati Glinë, në jug të vendit. Një nga fshatrat që si shumë të tjerë po vuan shpopullimin, por edhe mungesën e shërbimeve më të domosdoshme për jetesën siç është uji.
Mungesa e këtij të fundit për banorët e këtij fshati përbën edhe një pardoks mjaft të hidhur…
Në fshatin Glinë aktualisht jetojnë rreth 40 familje thuajse të gjithë të moshuar dhe për këta banorë autoritetet lokale ende nuk e shohin të arsyeshme që t’u lehtësojnë sadopak jetesën, duke furnizuar qoftë edhe me orar, por të paktën me ujë të pijshëm që zona e ka me bollëk. (A2 Televizion)